Prosper: Kuvendi i Kosovës duhet ta shqyrtojë Gjykatën Speciale

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, pas dënimit të Thaçit me 25 vjet burgim, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta shqyrtojë çështjen e Gjykatës Speciale.

Në deklaratën e tij pas aktgjykimit, Prosper tha se ai personalisht do ta tërhiqte mbështetjen për këtë gjykatë, duke e lidhur këtë qëndrim me mënyrën se si është zhvilluar dhe përfunduar procesi gjyqësor ndaj Thaçit.

“Parlamenti i Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë. Unë do ta tërhiqja mbështetjen time për këtë gjykatë që nesër”, tha Prosper.

Ai e cilësoi aktgjykimin si “shkelje të drejtësisë” dhe pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar.

“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua se ky rezultat ishte i paracaktuar”, deklaroi ai.

Të fundit nga rubrika