Protesta e djeshme në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar, mes tyre 61 policë

89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në Tiranë, mes tyre 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas informacionit të bërë publik nga dy institucionet shëndetësore, aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar katër efektivë policie dhe dy protestues, të cilët do të mbeten nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, personat e tjerë të paraqitur në këtë spital kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar me rekomandimin e mjekëve.

Ndërkohë, në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

Aktualisht, në QSUT nuk ka persona që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme në kryeqytet.

Ndërkaq, në Spitalin Universitar të Traumës pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore një protestues dhe dy efektivë policie.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika