Protesta e pjesëtarëve të Njësisë Speciale për Intervenim të Policisë së Kosovës ka përfunduar, por pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë vazhdojnë lidhur me vendimin për shtesat e rrezikshmërisë dhe kërkesat për kushte më të mira të punës.

Pas protestës në emisionin FIVE, Afrim Veseli, një ish-ushtarak, ka theksuar se protesta është një masazh shumë i keq për Kosovën dhe veçanërisht për Qeverinë.

Ai ka përmendur kontributin e madh të Policisë së Kosovës, në luftën kundër terrorizmit në datën 24 shtator në Banjskë.

Për të dalë në rresht për të kërkuar pagë të dinjitetshme është një trup që shfaq rezerva ndaj Qeverisë dhe shoqërisë së Kosovës, sipas Veselit.

“Është një masazh shumë i keq për krejt Kosovën dhe gjithë qytetarët e Kosovës dhe sidomos për Qeverinë. Lotët e djeshëm të minatorit të Trepcës dhe rreshtat e djemve më të mirë të Kosovës, Policisë së Kosovës, me të cilët, ne me datë 24 shtator jemi mburrur për betejën e fituar kundër terroristëve ne Banjskë. Dhe sot, ata të detyruar të dalin të rreshtohen para qeverisë për të kërkuar pagë të dinjitetshme është trup për Qeverinë dhe për të gjithë shoqërinë tonë”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se situata e policëve është e vështirë dhe tejkalon nënçmimin e tyre.

Veseli ka bërë të ditur se puna e Policisë së Kosovës është përherë e rrezikshme për jetën dhe se ata mbrojnë sigurinë e qytetarëve 24 orë në ditë, duke e cilësuar misionin e tyre si të rëndësishëm për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë së vendit.

Afrim Veseli ka përmendur edhe dëshmorin e policisë, Afrim Bunjaku, i cili është ai që ka humbur jetën gjatë përleshjes me grupe terroriste serbe në Banjskë.

Ai ka theksuar se pagesa që ata marrin është e mjaftueshme për të mbijetuar, por nuk i sjell shpëtim familjes së tyre.

Sipas tij, shpërblimi financiar i tyre është shumë e vogël, krahasuar me sakrificën që ata bëjnë, sepse misioni i tyre është të mbrojnë qytetarët dhe vendin.

“Kjo e tejkalon nënçmimin e atyre njerëzve, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se 24-orëshi dita dhe nata e çdo familjeje në Kosovë, përkujdesja e sigurisë së tyre bëhet nga Policët e Kosovës. Polici i Kosovës është përherë i përballur më rrezik për jetë. Më 24 shtator kur njësitë e tona policore u atakua sovraniteti i vendit ishin ata që e mbrojtën sovranitetin dhe lirinë e vendit. Ra edhe dëshmor polici rreshteri, Afrim Bunjaku, cila pagesë është e mjaftueshme që vriten ata djem, cila para ngrit sot Afrim Bunjakun, nuk ka para as asgjë tjetër. Sepse familja ka mbetur pa më të dashurin sepse misioni i policit është që të mbrojë qytetarin dhe atdheun”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtesat për rrezikshmërinë në punë, të ndarë në shtatë kategori.

Ndryshe, më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.