Protesta e zhurmshme e veteranëve e “zgjon” Qeverinë

Veteranë nga e gjithë Kosova kanë ardhur të enjten para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ata përmes një proteste kërkuan përfshirje në Projektligjin për Pagën Minimale. Veteranët kanë tentuar që të futen brenda Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, krejt çfarë ia dolën të bënin, ishte të futeshin deri në oborrin e objektit të legjislativit. Nga protesta nuk është raportuar për persona të lënduar

Këtë pankartë e sollën nga Prizreni në Prishtinë.

Përmes saj, këta veteranë të UÇK-së, po shprehin pakënaqësinë e tyre përmes protestës para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Pankarta

Mos përfshirja e pensioneve të tyre në Projektligjin për pagën minimale i ka zemëruar ata.

Protesta që nisi e qetë nuk vazhdoi si e tillë.

Veteranët u ankuan se dikush po i provokon nga dritaret e Kuvendit.

“Kërkoj nga pushteti që t’i ndal provokimet dhe të kthehet ta tërheq ligjin i cili shkel aktvendim të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Faton Klinaku, OVL UÇK

E provokimet që veteranët thanë se po u bëhen nga dritaret e Kuvendit, bëhen shkak që situata të tensionohet.

Protestuesit nisin të futen me forcë në oborr, synim kanë hyrjen në objektin e legjislativit, ku ishte planifikuar të mbahej një seancë plenare.

Mirëpo, pak metra para hyrjes kryesore ndalen nga Policia.

Ky kordon policor, ndryshe nga i pari, i ndal protestuesit.

Veteranët në disa raste tentojnë ta thyejnë edhe këtë bllokadë të organeve të rendit, mirëpo, ata nuk ia dalin.

Në shumë raste, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës u bëri thirrje protestuesve për qetësi.

“Mos bëni problem se ndoshta pushteti e pret që ne të përballemi me ta. Qëndroni kështu si jeni se shumë mirë jeni duke qëndruar kështu sic jeni sepse shumë mirë jeni duke qëndruar”, shtoi Klinaku.

Bashkëluftëtarët e dëgjojnë Klinakun, një pjesë e tyre vendosin të ulen para Policisë.

Nga këtu kanë disa porosi për Qeverinë.

“Ne nuk do të lejojmë më malltretime sepo e shihni sa është një rrogë e veteranit. Po I shihni cmimet cdo ditë duke u rritëNuk mundemi me e përballu”

“Jam i zhgënjyer nga kjo qeveri, na po dëshirojmë vetëm vlerat tona me i mbrojtë, me na u rritë pagat, asgjë tjetër”

Për t’i dëgjuar kërkesat e veteranëve, nga salla e Kuvendit dolën disa deputetë të PDK-së.

Mirëpo, ata nuk e zgjatën shumë fjalimin pasi u sulmuan me ujë nga veteranët.

Nga protesta nuk është raportuar për persona të lënduar.

E në shumë raste, veteranët ia thanë edhe këngës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika