Protesta kundër vendimit të Speciales, Komuna e Prishtinës njofton se transporti publik do të jetë falas
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, me rastin e protestës gjithëpopullore për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit të Komunës, udhëtimi me transportin publik do të jetë falas në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në […]
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë sot, me rastin e protestës gjithëpopullore për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të Komunës, udhëtimi me transportin publik do të jetë falas në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në 20:00, njofton Dukagjini.
Kjo masë, siç është bërë e ditur, synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe pjesëmarrjen në marsh.















