Protesta në Iran: Udhëheqësi suprem fajëson SHBA-në dhe Izraelin për trazirat

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar përmes një postimi pas protestave të cilat po vazhdojnë në Iran, kësisoj ai ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin





Udhëheqësi suprem i Iranit ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin për protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin, këtë e ka thënë në komentet e tij të para publike mbi trazirat.

Ajatollah Ali Khamenei tha se “trazirat” ishin “inxhinitur” nga armiqtë e mëdhenj të Iranit dhe aleatët e tyre dhe pretendoi se Kuranet ishin djegur.

Ai u bëri thirrje gjithashtu forcave të sigurisë që të jenë të gatshme për t’u marrë me trazirat e mëtejshme.

Protestat sfida më e madhe ndaj sundimit të tij për një dekadë, u nxitën ditë më parë nga vdekja në paraburgim e një gruaje.

Mahsa Amini, 22 vjeç, ra në koma disa orë pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran për dyshimin se kishte thyer ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me një hixhab ose shami. Ajo vdiq tre ditë më vonë.

Familja e saj ka pretenduar se oficerët e kanë rrahur kokën me shkop dhe e kanë goditur kokën në një nga automjetet e tyre. Policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.

Gratë kanë udhëhequr protestat që filluan pas funeralit të zonjës Amini, duke tundur shamitë e tyre në ajër ose duke u vënë flakën atyre me thirrjet “Grua, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Ayatollah Khamenei.

Duke iu drejtuar një ceremonie diplomimi të kadetëve të policisë dhe forcave të armatosura të hënën, lideri suprem tha se vdekja e zonjës Aminit “na theu zemrat”.

“Por ajo që nuk është normale është se disa njerëz, pa prova apo hetim, i kanë bërë rrugët të rrezikshme, kanë djegur Kuranin, kanë hequr hixhabet nga gratë e mbuluara dhe kanë vënë zjarrin xhamive dhe veturave”, ka shtuar ai, pa përmendur ndonjë incident konkret.

Ajatollahi, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, pohoi se fuqitë e huaja kishin planifikuar “trazira” sepse nuk mund të toleronin që Irani “të fitonte forcë në të gjitha sferat”.

Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, duke thënë se ata ishin përballur me “padrejtësinë” gjatë trazirave.

Irani Human Rights, një grup me bazë në Norvegji, ka thënë të dielën se të paktën 133 njerëz ishin vrarë nga forcat e sigurisë deri më tani. Ata përfshijnë 41 protestues për të cilët aktivistët etnikë baluç thanë se kishin vdekur në përleshjet në Zahedan të premten.

Mediat shtetërore kanë raportuar se më shumë se 40 persona janë vrarë, përfshirë personelin e sigurisë.

Komentet e Ajatollah Khameneit erdhën një ditë pasi forcat e sigurisë goditën me dhunë një protestë të studentëve në universitetin më prestigjioz të shkencës dhe inxhinierisë në Iran, duke u raportuar se arrestuan dhjetëra.

Kasra Naji e BBC-së, ka treguar se të shtënat me armë zjarri të dëgjuara rreth kampusit të Universitetit të Teknologjisë Sharif në Teheran të dielën mbrëma përhapën frikën tek shumë iranianë se autoritetet kishin vendosur të bënin një shembull të studentëve.

Forcat e sigurisë u përpoqën të hynin në kampus, por studentët i kthyen dhe mbyllën të gjitha portat e hyrjes.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen një numër i madh njerëzish që vrapojnë brenda një parkingu ndërsa ndiqen nga burra me motoçikleta.

Rrethimi u hoq më vonë gjatë natës pas ndërhyrjes së profesorëve dhe një ministri të qeverisë.

Të hënën, studentët në universitet njoftuan se nuk do të kthehen në mësime derisa të gjithë studentët e tyre të liroheshin nga paraburgimi. Ndërkohë universiteti ka shtuar se kishte lëvizur mësimet në internet, duke përmendur “nevojen për të mbrojtur studentët”.

Protesta u raportuan edhe në disa universitete të tjera anembanë vendit.





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika