Protesta në Rudar, serbët nisin të mblidhen

Serbët e veriut në Rudar tashmë janë mbledhur që të mbajnë protestën e thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”

Serbët e veriut tashmë kanë nisur të mblidhen në Rudar ku pritet të mbahet protesta e thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”.

E njëjta pritet të nisë në orën 12:00.

Sipas përfaqësuesve të këtij shtabi, organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se në protestën e cila është paralajmëruar të mbahet në veri të Mitrovicës do të kujdeset që të ruajë rendin dhe qetësinë publike.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga PK.

Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për mediat ndërkombëtare ditë më parë, pati thënë se largimi i barrikadave në veri nuk mund të përjashtojë viktimat.

EULEX po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veriun e Kosovës përmes pranisë së shtuar të pjesëtarëve në terren.

Kështu ka bërë të ditur EULEX përmes një komunikate, ku ka theksuar se duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në veriun e Mitrovicës, EULEX po e përshtat praninë e tij.

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika