Protesta në Shkup, mbi 40 policë të lënduar dy në gjendje të rëndë

Protesta në Shkup ka rezultuar me mbi 40 policë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, e dëmtuar nga protestuesit

Mbi 40 policë janë lënduar si pasojë e protestave të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, 11 protestues janë arrestuar. Po ashtu, kjo ministri ka bërë të ditur se policia nuk ka përdorur mjete piroteknike dhe as kimike për ta shpërndarë turmën.

Protestuesit janë duke e kundërshtuar një propozim francez i cili synohen të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe historinë, raporton REL.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dënoi sulmet e mbrëmshme mbi policinë duke potencuar se, edhe pse protestat janë e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë.

May be an image of outdoors

“Ajo që ndodhi para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës së Maqedonisë së Veriut evropiane, vend anëtar i NATO-s. Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të arsyetohet me asgjë. E dënoj ashpër sulmin mbi policinë që mbrëmë ishte në lartësinë e detyrës së vet, duke i mbrojtur në mënyrë profesionale qytetarët dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar Kovaçevski, raporton Alsat M.

Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi, shtoi ai. Nxitësve të protestës, siç shkruan, “i porosis – mos manipuloni dhe mos i keqpërdorni të rinjtë për t’i kënaqur apetitet tuaja politike”.

May be an image of 1 person and outdoors

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Të fundit nga rubrika