Mijëra nxënës në Francë kanë vijuar protestat në qytete të ndryshme të vendit, në shenjë pakënaqësie lidhur me gjendjen e arsimit dhe standardet në shkolla.
Demonstratat kanë shkaktuar ndërprerjen e mësimit në më shumë se 500 shkolla. Në të paktën një rast, një shkollë është dëmtuar nga zjarri dhe autoritetet kanë njoftuar se ajo do të qëndrojë e mbyllur për mësimin fizik deri muajin e ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Sipas autoriteteve franceze, gjatë trazirave janë lënduar të paktën 65 pjesëtarë të stafit dhe 305 zyrtarë policorë, ndërsa rreth 2 mijë persona janë arrestuar.
Në Marsejë, qytetin e dytë më të madh të Francës, janë regjistruar raste dhune dhe përleshjesh. BBC ka verifikuar pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat tregojnë një zjarrfikëse duke u sulmuar pranë një shkolle.
Protestat kanë ngritur jo vetëm shqetësimet për mungesën e burimeve dhe kushtet në shkolla, por edhe çështjen e përshkallëzimit të dhunës gjatë demonstratave.
Redaktori i BBC-së për Evropën ka shkruar se sfida tashmë është edhe mënyra se si mund të ndalet “dhuna e pakontrolluar”, krahas adresimit të problemeve me mungesën e burimeve në shkollat e mesme.