Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat në Serbi janë zgjeruar dhe që nga dita e djeshme kanë nisur edhe greva. Analistët atje thonë se gjendja është e tensionuar dhe mund të eskaloj, kurse në Kosovë në këtë kohë kërkojnë maturi në verpimet e Qeverisë sidomos në veri të vendit

Protestat e studentëve serb në Beograd që nisen para rreth dy muajsh kanë marr përmasa tjera, jashtëzakonisht të mëdha e që mbi të gjitha kanë një kërkesë -largimin nga pushteti të Presidentit Aleksandër Vuçiq.

Studentëve disa ditë më parë iu bashkuan edhe akademikët serb që u bënë thirrje zyrtare të gjithë qytetarëve të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” e një ditë më parë filloi edhe  ndërprerja e plotë e punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.

Nga këto protesta analisti serb Dushan Janjiq thotë se ka vetëm dy alternativa.

“Kriza është e lartë, ajo që shpresoj unë është që të mos zbatohet ligji i Marshallit, sepse kjo do të nënkuptonte atë që disa njerëz të qeverisë po e thonë e që është lufta civile, kurse zgjidhja tjetër është një zgjidhje paqësore dhe demokratike, e cila do të marrë kohë më shumë, por që është më ideale”, ka thënë Dushan Janjiq, Analist politik.

E në Prishtinë, profesori universitar Milazim Krasniqi mendon se Vuçiqi pa dhunë nuk largohet nga pushteti.

Ai shton se megjithkëtë, ai nuk ka më potencial që krizën ta dërgojë në Kosovë ose Bosnje por institucionet e Kosovës duhet të jenë të matura me veprimet.

”Të vetmen gjë që duhet të bëjë Kosova është të mos involvohet me asgjë në këtë skenar dhe pra mos të provokoj asgjë në veri dhe në këtë mënyrë Serbia të jetë e ballafaquar me krizën e vet”, ka thënë Milazim Krasniqi, Profesor universitar.

Protestave në Serbi, që nisën për shkak të tragjedisë në stacionin në Novi Sad, në mbështetje iu dolën edhe dhjetëra serb një ditë më parë ne veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika