Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.

Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.

Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë.

Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat vijojnë prej gjashtë ditësh. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje me Policinë, si dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.

Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”./Euronewsal

Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika