Protestat në veri, Haxhiu: Po i identifikohen kriminelët që t’i sjellim para drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se “bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuqiq nuk do të tolerohen”. Ajo i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj “policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it”. Haxhiu ka thënë se “institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se “bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuqiq nuk do të tolerohen”.
Ajo i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj “policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it”.
Haxhiu ka thënë se “institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë”.
Ajo ka theksuar se Kosova nuk do të lejoj veprime që e cenojnë sovranitetin e vendit.
“Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuqiqit”, ka thënë ajo.
Ajo tha se protestuesit në veri nuk ishin qytetarë serb të pakënaqur me kryetarët e sapozgjedhur por ishin kriminelë që dirigjohen nga presidenti i Serbisë.
“Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuçiq me qëllim të destabilizimit”, ka thënë ajo.















