“Protestat në vjeshtë do ta rrëzojnë Vuçiç-in”, Avokati Stojkoviç zbulon skenarin

Avokati Cedomir Stoikoiviç foli nga Beogradi në “Balkan Talks” lidhur me situatën komplekse në Serbi ku protesat po vazhdojnë nga studentët dhe qytetarët përpara ndërtesës qeveritare për lëvizjen e tyre.

Stoikoiviç shpjegoi rëndësinë që kanë këto protesta ndryshe nga herët e tjera pasi pesha e tyre mund të sjellë në një rrëzim të mundshëm të Presidentit Vuçiç. Kjo gjë, sipas avokatit mund të ndodhë në vjeshtë pasi tani bie intensiteti i protestave.

“Që nga fillimi i sistemit multipartiak në Serbi kemi një situatë që kur vera afron, fuqia e protestave bie. Tani protestat në Beograd kanë rënë dhe njerëzit nuk janë shumë të përfshirë në politikë. Kur bëhet fjalë për protestën e studentëve, ajo ka pasur një moment shumë të mirë dhe mendoj se në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës ajo do të arrijë pikun. Mendoj se atëherë do të kemi protestat më të mëdha.

Presidenti nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e studentëve sepse dihet se një nga kërkesat kryesore është të pasurit një sistem normal pa korrupsion. Baza e protestës është korrupsioni qeveritar dhe qeveria këtë nuk e ka plotësuar.

Vuçiç po përpiqet për të ulur peshën e protestave sepse ai e di se këto manifestime kanë kapacitetin për ta rrëzuar atë. Në gjykimin tim kjo gjë do të ndodhë në vjeshtë”, tha Stoikoiviç për Euronews Albania.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika