“Protestat po financohen nga Gjermania”, ka akuzuar Vuçiq, “marrëzi absolute”, kundërpërgjigjet von Kramon
Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Kramon, i ka vlerësuar si “marrëzi absolute” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se organizata nga Gjermania, përfshirë edhe Partinë e Gjelbër, po financojnë protestat në Serbi. Në një intervistë për Nova.rs, ajo tregon se as presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe trishtim të […]
Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Kramon, i ka vlerësuar si “marrëzi absolute” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se organizata nga Gjermania, përfshirë edhe Partinë e Gjelbër, po financojnë protestat në Serbi. Në një intervistë për Nova.rs, ajo tregon se as presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe trishtim të vërtetë pas dy tragjedive që goditën Serbinë dhe për këtë arsye çdo javë kanë mijëra qytetarë në rrugë.
Viola von Kramon e vlerëson deklaratën e tij si “marrëzi absolute”.
“Unë mohoj kategorikisht çdo akuzë se organizatat nga Gjermania, përfshirë Partinë tonë të Gjelbër dhe fondacionin tonë – Heinrich Bell, financojnë protesta në Serbi. Pretendime të tilla janë të pabaza dhe shërbejnë vetëm për të treguar se protestat nuk janë një reagim i sinqertë i popullit serb, i cili me të drejtë është i zemëruar me elitën në pushtet për mënyrën se si u përballën me tragjeditë e tmerrshme të majit. Protestat në Beograd dhe në mbarë Serbinë janë britma e njerëzve që u prekën nga ajo që ndodhi në shkollat Vladislav Ribnikar dhe Mlladenovac. As presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe trishtim të vërtetë pas asaj që ndodhi dhe prandaj çdo të premte apo të shtunë keni mijëra e mijëra qytetarë në rrugë”, ka thënë Von Kramon në një intervistë për Nova.rs.
Von Kramon për akuzat e Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq: Do të tensionojë marrëdhëniet
Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiq ka deklaruar së fundi në Parlamentin të Serbisë se policia e di se kush është vrasësi i liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, por se ai është nën mbrojtjen e “autoriteteve gjermane”.
Von Kramon, ka thënë Këto akuza, dhe mesazhe të tilla, si ato të presidentit Vuçiq, do të acarojnë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.
“Nuk do të lejojmë që të na fajësojnë për diçka që nuk ka lidhje me të vërtetën. Si raportues i përhershëm për Kosovën, unë e ndjek situatën edhe atje edhe në Serbi dhe për mua është diçka që kërkon shpjegim. Do të jetë në axhendën time hera e parë që do të kthehem në Beograd. Më lejoni t’ju kujtoj se kompanitë gjermane punësojnë drejtpërdrejt 80 mijë njerëz në Serbi. Investimet po vijnë ende, por mos mendoni se këto gjëra nuk do të ndikojnë në të. Kompanitë gjermane nuk duan të jenë në një vend që mban anën e Rusisë në OKB ose kudo tjetër, ose të kenë një qeveri që akuzon Gjermaninë se mbron vrasësit e dikujt. Presidenti Vuçiq i di shumë mirë të gjitha këto dhe besoj se edhe ai mendon se sa e papranueshme është për ne”, ka përfunduar Viola von Kramon.
“Marrëzi absolute”, ka qenë fjala e von Kramon drejtuar Vuçiqit
“Protestat po financoheshin nga Gjermania”