Protestat/ Ulsi Manja: S’ka hajvanllëk më të madh se sa të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë, Kurti pse nuk distancohet?

Në vijim të reagimit të kryeministrit Edi Rama për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat e Tiranës, deputeti socialist Ulsi Manja, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të distancohet nga prania e tyre në protestë. Manja u shpreh se “nuk ka hajvanllëk më të madh” sesa të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë.

Dakord Kryeministër dakord, me ty jam, po nëqoftëse Albin Kurti nuk paska lidhje me këtë çorbë qensh dhe ishalla s’ka, pse nuk distancohet qeveria e tij nga ky turp me gjoja “diasporë”?! Gjithsesi unë mendoj se nuk ka hajvanllëk më të madh se sa të vish nga Kosova për të rrëzuar qeverinë në Tiranë. Jo vetëm se nuk e rrëzon dot, por i jep një dorë të madhe armiqve të Kosovës që do thonë ja, shikojini kush janë, nuk rrinë dot pa rrëmujë e pa konflikt as me Shqipërinë që e kanë pjesë të kombit të tyre!!!”, shkruan Manja.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika