Protestë sot në Dragash për shkak të mungesës së ujit të pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë për sot, më 11 gusht, para objektit të Komunës së Dragashit.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementare: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Në njoftim theksohet se qytetarët e konsiderojnë të papranueshme që të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore.

Mungesën e ujit e ka konfirmuar edhe menaxheri i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Dega në Dragash, Izet Aliu.

Ai ka deklaruar se qyteti po përballet me mungesë të furnizimit dhe se sasia e ujit që aktualisht vjen nga burimi i Radeshës nuk është e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve.

Sipas Aliut, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit në burim.

Ai ka theksuar gjithashtu se problemi nuk lidhet me kapacitetet e KRU “Hidroregjioni Jugor”, por me sasinë e ujit në dispozicion.

Ndërkohë, qytetarët pritet që përmes protestës së nesërme t’u kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme për krizën e furnizimit me ujë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika