Protestës së NJSI-së të shtunën i bashkohet edhe Sindikata e Policisë

E shtuna do t’i nxjerrë edhe një herë në rrugë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, konkretisht dy njësive speciale të këtij institucioni, që po kërkojnë ndryshimin e shtesës së rrezikshmërisë dhe përfshirjen në listën e ekspertëve. Por, me shumë gjasë, në këtë protestë përkrah tyre do të jenë edhe kolegë të tyre nga njësi të tjera

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë protestojnë para Qeverisë së Kosovës, 2 nëntor 2023.

Një herë e shtynë, por protesta e dytë duket se ka qenë e pashmangshme.

Mesditën e së shtunës, pjesëtarë të dy njësive elite të Policisë, do të stacionohen para Qeverisë për të shprehur edhe një herë tjetër paknaqësitë e tyre.

Por protesta e së shtunës, do të jetë ndryshe nga ajo e para, e mbajtur më shumë se 1 muaj më parë.

Kjo pasi Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, siç ka marrë vesh televizionin Dukagjini, do t’i bashkohën edhe zyrtarë të njësive tjera, madje edhe efektiv me pozita udhëheqëse në këtë institucion.

Gjithashtu, kësaj here do t’i bashkohen edhe Sindikata e Policisë.

Legjitim e të drejtë po e quan këtë hap të radhës së Policisë, njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Njohës i Sigurisë, Valdet Hoxha ka theksuar se “jo vetëm për orët shtesë por edhe për rrezikshmërinë do të duhej të ju plotësohej dhe po besoj që cdo shtyrje e këtij afati është injorim jo vetëm i kërkesave por edhe i tërë strukturës policore”

Ndonëse ka mundësi të mos bashkohën të gjithë pjestarët e Policisë, sipas Hoxhës, Njësia Speciale Intervenuese është zëri i të gjithë institucionit.

Hoxha ka shtuar se “unë po besoj që NJSI në një mënyrë është përfaqësuese e të gjithë njësive tjera për shkak të rolit specific që ata e kanë dhe do ta kenë të ardhmën në ushtrimin e detyrave dhe autorizimeve policore”

Njësia Speciale Intervenuese ishte pikërisht kjo njësi që i bëri ballë sulmit terrorist në Banjkë të Zvecanit në fund të shtatorit, që konsiderohet ndër më të suksesshsimt të Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e NJSI-së dhe asaj për trajtimin e Mjeteve Eksplozive, protestuan më 1 nëntor, duke kërkuar shtesa më të larta për rrezikshmëri e përfshirje në listën e ekspertëve.

Protesta e dytë e paralajmëruar, ishte pezulluar pas një takimi që ishte parlajmëruar me kryeministrin Kurti, por që i njëjti, pavarësisht se u zhvillua, duket se nuk dha efekt për t’i bindur zyrtarët policor, që të heqin dorë nga protesta.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika