Protestohet kundër asociacionit, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Qeveria e Kosovës u mbulua me tym të zi si shenjë revolte ndaj marrëveshjes së Ohrit në të cilën përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. PSD-ja si organizatore e protestës kërkoi dorëheqjen e Kurtit, pasi u tha se ai është dorëzuar përballë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Kosovës të shtunën u mbulua nga tymi i zi. Kjo ishte një ndër format e kundërshtimit të marrëveshjes së panënshkruar të Ohrit, e specifikisht përfshirjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate përfshiu edhe zëvendësimin e flamujve të Kosovës me flamuj të bardhë, që sipas saj, simbolizonte dorëzimin e Albin Kurtit ndaj Aleksandar Vuciq.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Kurti pos që ka ndryshuar emrin e Asociacionit në vetmenaxhim, edhe vetes ia ka vënë mbiemrin Zajednicë.

“Refuzimi i ripërcaktimit të kufijve duke etiketu Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtu Luginën e Preshevës e në anën tjetër tu e pranu Zajednicën në villën e Titos, nuk është e rastësishme sepse kur e refuzon ripërcaktimin e kufnjëve automatikisht e refuzon bashkimin ndërsa kur e afirmon Zajednicën ska qysh me afirmu edhe nostalgjinë ndaj Titos”, ka thënë Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së.

Numri i protestuesve që iu bashkuan marshit nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Qeveria nuk ishte aq i madh sa kur Kurti e kundërshonte Asociaconin sa ishte në opozitë.

Por gjithsesi, qytetarët që iu bashkuan kësaj proteste janë dëshpruar shumë nga shkelja e premtimeve të Kurtit.

“Sot jam dal me i thanë Albinit, pse je mashtrues e pse po rren. Pse e ke marrë votën mos me bo e sot po e bon ma shumë se asociacion, po e bon autonomi me pikën shtatë”, ka deklaruar Shaip Hajrizi – Qytetar.

“Ky me ato premtimet e veta për Zajednicën, ja skena me pranu, ja ska Zajednicë e sot u qu edhe e pranoj Zajednicën, mashtrim më i madh, rren ma e madhe e dul që ky ish kanë demagog i madh”, ka theksuar  Shaqir Bashkimi – Qytetar.

Protestës së sotme iu bashkuan edhe zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe anëtarë të Organizatave të dala nga lufta.

Ajo përfundoi e qetë dhe pa incidente.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika