Protestojnë sindikalistët e MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika e shantazhi

Përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, Albert Prenkaj ka deklaruar gjatë protestës së mbajtur para MPJD-së, se në këtë ministri është instaluar frika e shantazhi

Pamje nga fjalimi i mbajtur para mediave i Albert Prenkaj, përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm. Foto Ekonomia Online





Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, ka protestuar para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Albert Prenkaj ka thënë para mediave se kanë dalë të protestojnë në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë dhe mospajtimet me zhvillimet e kohëve të fundit në këtë ministri.

Prenkaj, i cili në ta kaluarën ka qenë drejtor i përgjithshëm në MPJD, ka thënë se në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi.

“Kemi dalë sot të shprehim pakënaqësitë indinjatën, kjo protestë sot është akt publik dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm i pakënaqësive, ajo që po ndodh sot është e paprecedent, që asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur në një formë dhe në një përmbajtje të tillë përkundër vërejtjeve dhe pakënaqësive tona që i kemi shprehur edhe ne të kaluarën ndaj menaxhmente paraprake”, ka thënë Prenkaj, në konferencë për media.

Pamje nga protesta e realizuar nga Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm. Foto Ekonomia Online

“Ne i pamë kolegët tanë duke u larguar, sepse janë të frikësuar, pasi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Diasporës, fatkeqësisht është instaluar në mënyrë të jashtë ligjshme, sistemi i frikësimit, shantazhit dhe privilegjeve të pa merituar në mënyrat më të ndryshme ndaj zyrtarëve tanë”,  ka thënë tutje ai, transmeton Dukagjini.

Sipas tij, mënyra e të funksionuarit ndaj diplomatëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Diasporës, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Janë prekur fondamentet e Kushtetutës, liria demokracia ligji dhe rendi, dhe te drejtat e njeriut, me shkarkimin e diplomatëve”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka thënë se në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt i përshtatshëm për punën dhe mbrojtjen e integritetit fizik profesional e moral, dhe identitetit të zyrtarëve.

Për të ndërprerë një herë e mirë këtë dukuri ai ka paraqitur një varg kërkesash drejtuar ministrisë, duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

“Shoqata Sindikale kërkon që, menjëherë të kthehet rendi kushtetues dhe ligjshmëria në shërbimin e jashtëm të Kosovës, të shfuqizohet menjëherë nga qeveria rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD, kërkojmë që fillimisht të nxirret ligji i ri për shërbimin e jashtëm që ka qenë plan i kësaj ministrie që në qershorin e vetit të kaluar të nxirret  dhe më pastaj të rregullohen dhe te funksionalizohen aktet nënligjore”, ka thënë Prenkaj.

Sindikata, sipas tij, ka kërkuar që të ndërpritet sulmi kundër aktiviteteve sindikale, kryesisht kryetarit të shoqatës, Agron Maloku, të shfuqizohet vendimi për largimin e tij, dhe të zyrtarëve të tjerë që janë larguar në “mënyrë të dhunshme”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se kërkohet kthimi i menjëhershëm i zyrtarëve të shkarkuar në MPJD në bazë të akt emërimeve që i kanë.

Ndërkaq, Prenkaj ka kërkuar edhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil të Kosovës, Hetuesia, Prokuroria, të ndërmarrin hapat ligjore për shkeljet e vazhdueshme që po bëhen nga MPJD.

BSPK e shqetësuar me zhvillimet në MPJD, paralajmëron padi nëse nuk kthehen diplomatët në punë

Gjithashtu, në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe përfaqësuesit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK).

Përfaqësuesi i BSPK-së, Ali Gashi, ka thënë se janë të shokuar me veprimet dhe diskursin e MPJD-së ndaj diplomatëve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi

“Ne si BSPK kemi qenë të shokuar për veprimet dhe diskursin e ndjekur nga MPJD-ja për diplomatët. Kosova ka investuar shumë në kapacitetet humane në aspektin e diplomacisë dhe të funksionimit sa më të mirë të diplomacisë në shtetet e tjera. Tendenca që të mohohet e drejta dhe të devalvohet një kuadër i tillë për BSPK-në është i padrejtë”, është shprehur ai.

Kësaj thirrje iu bashkua edhe Ali Sefaj,nga Këshilli Grevist, i cili ka thënë se kështu po dëmtohet imazhi i Republikës së Kosovës.

“Konformë legjislacionit në fuqi kërkojmë që të ratifikohen vendimet, që njerëzit të kthehen në pozitat që kanë qenë dhe në rast se ndonjëri mund të ketë mos përmbushje të detyrave legjislacioni në fuqi ka paraparë edhe mundësi të tjera, thjesht të ndërpritet marrëdhënia e punës dhe të transferohen bien ndesh me legjislacionin në fuqi, ajo që në kërkojmë është se duhet t’i bindemi vetëm ligjit dhe të punojmë vetëm me ligj sepse kjo është Republika për të cilën është bërë shumë sakrificë”, ka deklaruar Sefaj, para mediave, gjatë protestës së mbajtur para ministrisë.

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist

Ai paralajmëroi se nëse diplomatët nuk kthehen në punë, do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore, “në mënyrë që ta kthejmë ligjshmërinë”.

“Në rast se nuk revokohen si BSPK, do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që ta kthejmë ligjshmërinë, për ne është e rëndësishme ligjshmëria, para secilit vendim edhe organizim sindikal”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, vendimmarrja ka qenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, dhe kërkojnë që këto vendime të kthehen, dhe në rast se kjo nuk ndodh, ata do të ndjekin të gjitha procedurat, qoftë edhe duke ushtruar padi dhe kallëzime penale.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika