Protestuesi kërcënon me djegien e Parlamentit në Tiranë, BE dënon dhunën gjatë protestave

Protestat e të rinjve në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe deklarata kërcënuese, ndërsa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje.

Gjatë tubimit, një gjimnazist i Shkollës Profesionale, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se protestuesit synojnë të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Parlamentit, ku ka kërcënuar edhe me djegien e godinës.

“Drejtimin e kemi që të bojkotojmë mësimin dhe më pas drejt Parlamentit, do ta djegim! Edhe këta policët të na ndihmojnë, se kanë fëmijët për të ushqyer. Me çfarë do ta mbajnë familjen me 300 mijë lekë? Me çfarë do të ushqehen?”, është shprehur ai.

Gjimnazisti, i cili ka thënë se është në vitin e katërt dhe se ka punuar për të përballuar vështirësitë ekonomike, ka përmendur çmimet e larta dhe pagat e ulëta si arsye të pakënaqësisë së tij.

“Unë jam gjimnazist, viti i katërt. Kam punuar vetë gjithmonë, se nuk ia dalim dot. Çdo gjë varet nga çmimet e larta, rrogat e ulëta. Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Edi Rama”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, në një reagim të publikuar më 15 tetor, ka dënuar përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave.

BE-ja u ka bërë thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme, duke theksuar se e drejta për tubim dhe liria e shprehjes duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

“Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

Në anën tjetër, seanca plenare e parashikuar për të enjten në orën 10:00 është anuluar. Deputetët e Partisë Socialiste që kishin mbërritur në Parlament janë larguar nga objekti, në një kohë kur protestat e dy ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje, dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mbledhur me urgjencë grupin e saj parlamentar në selinë e partisë, në një kohë kur situata politike në Shqipëri mbetet e tensionuar.

@publik.al

“Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Rama”/ Gjimnazisti: Do ta djegim Parlamentin; BE-ja bën thirrje për dialog Protesta e të rinjve në Tiranë është shoqëruar me deklarata të forta dhe tensione, ndërsa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje. Gjatë tubimit, një gjimnazist i Shkollës Profesionale, në një prononcim për median, tha se protestuesit synojnë të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Parlamentit. Ai përdori edhe një kërcënim për djegien e godinës. “Drejtimin e kemi që të bojkotojmë mësimin dhe më pas drejt Parlamentit, do ta djegim! Edhe këta policët të na ndihmojnë, se kanë fëmijët për të ushqyer. Me çfarë do ta mbajnë familjen me 300 mijë lekë? Me çfarë do të ushqehen?”, u shpreh ai. Gjimnazisti, i cili tha se është në vitin e katërt dhe se ka punuar për të përballuar vështirësitë ekonomike, përmendi çmimet e larta dhe pagat e ulëta si arsye të pakënaqësisë. “Unë jam gjimnazist, viti i katërt. Kam punuar vetë gjithmonë, se nuk ia dalim dot. Çdo gjë varet nga çmimet e larta, rrogat e ulëta. Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Edi Rama”, deklaroi ai. Në reagimin e publikuar më 15 tetor, Delegacioni i BE-së në Tiranë dënoi përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përfaqësia u bëri thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme dhe theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

♬ original sound – Publik MEDIA

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika