Protestuesit bëjnë thirrje: Trusti është i joni, jo i qeverisë

Krahas protestës së veteranëve të UÇK-së, protestës së organizuar nga grupi “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit” i është bashkuar edhe Sindikata e Re e KEK-ut.

Protesta “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”

“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Po rrezikohet mirëqenia, duam kursimet tona”, “Kursimet janë për ditë të vështira, ato ditë kanë ardhur”. Këto janë disa nga thirrjet e qytetarëve që po protestojnë pro tërheqjes së kursimeve pensionale.

Kjo protestë është organizuar nga grupi “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”.

Thirrjes së këtij grupi i është bashkuar edhe Sindikata e Re e KEK-ut, në krye me Nexhat Llumnicën.

Gjersa ka përshëndetur veteranët e UÇK-së, Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nexhat Llumnica ka theksuar se falë tyre, sot gëzohet liria e vendit dhe vetë mundësia për të punuar.

“Ne jemi te imponuar për të kërkuar kursimet tona për të jetuar në ditë të vështira. Nuk ka investime në këtë vend, por me pagat tona po bëhen investime në vende te tjera, numërojme rreth 200 milionë euro të humbura. Po të ishte bërë investim në këtë krizë energjie, ne do të fitonim shumë, prandaj kemi krijuar mosbesim dhe prandaj populli është në ditë të vështira”, ka thënë Llumnica.

Pamja nga protesta “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”

Inicuesi i këtij projektligji, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e të gjitha subjekteve politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve.

“Sot në këtë shesh që mban figura të rëndësishme të historisë e lavdisë dhe bashkë me ne, pak metra më tutje, po protestojnë veteranët për një të drejtë të tyre, qytetarët po protestojnë për të drejtën e tyre. Kjo qeveri duhet të reflektojë për të aprovuar kërkesat e qytetarëve. Nuk ka qeveri me legjitimitet qytetar, nëse është kundër kërkesave të tyre”, ka thënë Haxhiu.

Klinaku u bën thirrje protestuesve të Trust-it që t’i bashkëngjiten protestës së veteranëve

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK, u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët kanë protestuar pro tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale në Trust, që t’iu bashkëngjiten në protestën e veteranëve.

Ai ka thënë se si organizatë janë pro kësaj nisme.

“Konsiderojmë që nuk duhet të mbahet asnjë seancë përderisa shkelet ligji, të drejtat ligjore të veteranëve. I kemi në protestë edhe ata që po kërkojnë Trustin, edhe ne si protestues për të drejtat tona, jemi që të tërhiqet Trusti, sepse Trusti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Kërkoj që të qëndroni këtu, sepse seanca fillon në orën 13:00”, është shprehur ai.

Mundësinë për tërheqjen e mjeteve monetare nga Trusti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka parë si zgjidhje.

“E kemi thënë shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike e zbusim krizën, e cila për shkak se ka faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e elimuneshme përnjëherë. Por, nuk konsiderojmë se duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe eksperët kanë thënë se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, kishte thënë ai para mediave.

Ndërkaq, një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues. Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika