Protestuesit bllokojnë rrugët kryesore të Tiranës, Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë vijon e përshkallëzuar, me incidente të regjistruara në disa zona të kryeqytetit, ku janë bllokuar disa nga rrugët kryesore.

Protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në qendër të kryeqytetit, ndërsa një pjesë e protestuesve janë përqendruar pranë godinës së Kuvendit, ku janë përplasur me policinë, që ka vepruar me gaz lotsjellës në drejtim të turmës.

Më herët, situata është tensionuar edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar sulme dhe zjarrëvënie. Ndërkohë, protestuesit kanë shkatërruar edhe një kioskë pranë Muzeut Kombëtar.

Incidentet e fundit vijnë në ditën e tretë të protestave, të cilat kanë nisur me kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve dhe janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private.

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një prononcim për “Reuters” ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen./A2CNN

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika