Protestuesit janë mbledhur para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Para zyrave të EULEX-it janë edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
Protestuesit kanë marshuar në këmbë nga sheshet në qendër të Prishtinës, ku kanë përcjellë shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale, drejt zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.