Protestuesit në Shri Lankë djegin shtëpitë e liderëve shtetërorë

Protestuesit në Shri Lankë shfaqin pakënaqësitë duke shkatërruar shtëpitë e 38 politikanëve

Prej disa muajsh kanë filluar protestat në Shri Lankë pas krizës ekonomike që ka kapluar vendin

Policia e Shri Lankës ka thënë se protestuesit përveç që kanë dëmtuar 75 shtëpi tjera janë dëmtuar pasi protestuesit vazhdojnë të sfidojnë një shtetrrethim mbarëkombëtarë.

Protestuesit po shfaqin pakënaqësitë e tyre për keqpërdorimin e qeverisë ndaj krizës më të madhe të vendit që nga viti 1948.

Ministria e Mbrojtjes në Shri Lankes, të marten ka urdhëruar trupat të qëllonin këdo që do të zbulohej duke dëmtuar pronën shtetërore ose duke sulmuar zyrtarët. Në protestë kanë vdekur nëntë persona dhe janë plagosur 200 të tjerë, që nga e hëna dhe ende është e paqartë nëse të gjitha vdekjet ishin të lidhura drejtëpërdrejtë me protestat.

Pamje nga djegja e autobusëve nga ana e protestuesëve në Shri Lankë

Shri Lanka me një popullësi prej 22 milionë banorësh, është duke u përballur me një krizë ekonomike, me rritjen e çmimeve të mallrave të përditshme dhe ka pasur mungesë të energjisë elektrike për javë të tëra. Që nga muaji mars i vitit 2022, mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, raporton “CNN”.

Maithripala Sirisena, presidenti i Shri Lankës i ka bërë thirrje qytetarëve që të qendrojnë të qetë dhe të ndalojnë dhunën.

“Do bëhen të gjitha përpjekjet për të rivendosur stabilitetin politik përmes konsesusit, brenda mandatit kushtetues dhe për të zgjidhur krizën ekonomike”, ka thënë presidenti i Shri Lankës.

Të martën në një deklaratë, Bashkimi Evropian dhe 27 shtetet anëtare kanë dënuar “sulmin e egër të fundit kundër protestuesve paqësorë” dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve të Shri Lankës që të përmbahen.

Shri Lankë / Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, protestat tronditin ishullin

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika