Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë: Procedojeni ligjin, në tavolinë e keni dinjitetin e popullit

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria dhe ministrja Donika Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit per Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Haziri, duke folur para Ministrisë, tha se kjo është kërkesa e protestuesve në natën e 17-të të protestës.

“Në kërkesën tonë prej qeverisë e sot edhe te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donika, i kërkojmë sot këtu ta procedojë ligjin të UÇK-së, ta procedojë sepse në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë.

Prej sheshit “Skënderbeu”, në natën tonë të 17-të, kemi ardhë sot këtu para ministrisë për të na dëgjuar, për të na dëgjuar kërkesën tonë. E kërkesa jonë është e thjeshtë: Kërkojmë që të procedohet ligji për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haziri./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika