Protetuesit djegin strehimoren e trajtimit të Ebolës në lindje të Kongos

Protestues të zemëruar kanë sulmuar dhe djegur tendat në një qendër trajtimi për Ebolën në provincën Ituri në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në përpjekje për të rimarrë trupat e të afërmve të tyre që kishin vdekur nga sëmundja.

Sipas zyrtarit lokal Luc Malembe, dhuna shpërtheu në spitalin “Rwampara”, në periferi të kryeqytetit provincial të Iturit, Bunia, pasi familjet e viktimave të Ebolës kërkuan trupat e tyre për varrim, duke kundërshtuar raportet se të ndjerët kishin vdekur nga Ebola.

“Turmat u mblodhën jashtë spitalit dhe kur iu mohuan trupat e të afërmve të tyre, ata i vunë flakën disa tendave që strehonin pacientë me Ebola, duke detyruar policinë të përdorë gaz lotsjellës dhe të qëllojë në shenjë paralajmërimi”, u tha zyrtari gazetarëve në qytetin Rwampara.

Malembe bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim në komunitet për të sensibilizuar popullsinë lidhur me sëmundjen në një rajon që tashmë përballet me sfida të mëdha sigurie.

Dhuna pasqyron incidentet e vitit 2020, kur disa qendra shëndetësore u sulmuan nga grupe të armatosura dhe civilë të zemëruar gjatë shpërthimit të Ebolës në vitin 2018 në Kongon lindore, për shkak të mosbesimit ndaj punonjësve mjekësorë.

Shpërthimi i sëmundjes u shpall zyrtarisht më 15 maj në provincën Ituri të Kongos lindore. Që atëherë, autoritetet shëndetësore kongoleze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë raportuar rreth 600 raste të dyshuara dhe 139 vdekje të mundshme.

Shpërthimi është përhapur më pas në provincat Kivu Verior dhe Kivu Jugor. Dy raste të importuara që përfshijnë shtetas kongolezë janë raportuar në Ugandën fqinje.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), Jean Kaseya u bëri thirrje njerëzve të enjten që t’u përmbahen rreptësisht masave parandaluese.

Duke folur në Bunia, ai rikonfirmoi angazhimin e partnerëve afrikanë në përpjekjet kundër Ebolës. “Kemi ekipe shumë të motivuara dhe me ekspertizë në terren dhe do t’i forcojmë ato për ta menaxhuar këtë epidemi,” tha ai.

Të dielën e kaluar, OBSH-ja shpalli shpërthimin e Ebolës, të shkaktuar nga varianti Bundibugyo, si emergjencë globale shëndetësore pas rritjes së numrit të infeksioneve të dyshuara dhe vdekjeve në Kongon lindore.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika