Prova kryesore e vrasjes së Donjeta Pajazitajt dërgohet në SHBA për ekzaminim

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prova është dërguar përmes Ambasadës amerikane dhe pas pranimit të raportit do të kryejnë veprimet ligjore për gjetjet e tij

Prova kryesore në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekzaminim.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prova është dërguar përmes Ambasadës amerikane, dhe pas pranimit të raportit do të kryejnë veprimet ligjore për gjetjet e tij.

“Kjo provë është dërguar më herët në shtetin e Turqisë, mirëpo nuk kemi pranuar rezultate të detajuara, me ç’rast është dashur të dërgohet në SHBA. Ne jemi optimistë se do të ketë të gjetura” – tha Nikçi për KALLXO.com.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 2015, i dyshuari i vetëm, kushëriri i viktimës, Naser Pajazitaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në korrik të 2019.

Ky dënim ishte zbutur nga Gjykata e Apelit në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 35 vjetësh.

Në prill të këtij viti, Gjykata Supreme e kishte liruar nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn.

Sipas aktakuzës së vitit 2017, përderisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari Naser Pajazitaj ishte ndalur me veturë dhe e kishte marrë Donjetën duke e dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri me dy plumba në kokë e kishte vrarë e më pastaj për të humbur gjurmët e tashmë së ndjerës, të njëjtën e kishte mbuluar me drunj dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave në vitin 2018 e kishte liruar Naser Pajazitajn nga akuzat, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila kishte vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim, që rezultoi me dënim me burgim të përjetshëm për Pajazitajn.

Naser Pajazitaj ka kërkuar 1 milion e 150 mijë euro dëmshpërblim, për dëmin që pretendon se iu shkaktua gjatë kohës kur përballej me këto akuza.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që ta dëmshpërblejë Naser Pajazitajn me 61 mijë e 777 euro e 16 centë.

Mirëpo, ky i fundit ka refuzuar këtë shumë duke këmbëngulur në shumën e kërkuar nga ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika