Prova të reja për aferën e impianteve të plehrave në Shqipëri

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dorëzuar një padi te SPAK për keqpërdorime për aferën e kompanive të impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët, pasi kjo e fundit kishte marrë kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë se i ka dhënë mundësi kompanive të impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët, që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike.

Të martën e nëntë gushtit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se, për të mirën e Shqipërisë, të gjitha këto veprime dhe aktedo t’i dërgojë te Prokuroria e Posaçme SPAK dhe te institucionet e drejtësisë.

Ai ka thënë se qeveria shqiptare, “me kokën e grupit kriminal Edi Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme të organizuar kriminale edhe pronat publike, të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme për paratë që shkojnë përtej detit”.

Ai ka shtuar se qyetarët e Shqipërisë kanë parë se si miliona euro të qytetarëve shqiptarë ishin derdhur në llogarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

“Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro.

Ai ka pretenduar se “fondet e e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR, që duhet të shkojnë në mbështetje të fermerëve dhe të bujqësi, edhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale”.

Për këtë, koordinatorja kombëtare antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Briseida Shehaj, ka thënë se inceneratori i Tiranës kishte marrë kredi 16 milionë euro duke lënë peng pronat publike.

“Në faqen 19 të kontratës për inceneratorët e Tiranës. Këtu nis gjithçka. Neni 5/2/2, e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë dhe jo vetëm prona, por dhe sheshe dhe rrugët e kalimit për të shkuar te prona.

Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë, gjithsej, 8 kredi, rreth 16 milionë dollarë. Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte”, tha Shehaj.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika