Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se për Provimin e Maturës kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë përmes platformës eKosova, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.
“Provimi do të mbahet të shtunën, më 29 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në 55 qendra të testimit.”
Kandidatët duhet të paraqiten në qendrën e testimit të përcaktuar në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.
Ministria ka bërë thirrje për respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe rregullave, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.