PS fiton tri bashkitë e para, Elbasanin, Vorën, Kamzën

Elbasani, Kamza dhe Vora janë tri bashkitë e fituara nga Partia Socialiste.

Në Elbasan, kandidati socialist Gledjan Llatja, ka siguruar 55.03 për qind të votave, ndërsa Luçiano Boçi i Bashkë Fitojmë, arriti t’i siguronte vetëm 44.97 për qind të votave.

Në Bashkinë Kamëz, Rakip Suli i socialistëve ka arritur të marrë 60.65% të votave, apo 23 mijë e 657 vota.

Fronti opozitar me dy kandidatët e tjerë, janë ndarë përkatësisht në 35.11% për Arjan Hoxhën e Bashkë Fitojmë dhe 4.24% për Bilbil Bajraktarin e Partisë Demokratike.

Vora është marrë nga Blerim Shera i Partisë Socialiste me 74.28% të votave përballë 25.72% të Indrit Hoxhës nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika