PS-ja bën thirrje për qetësi: Rezultati është në kuti, të shmangen provokimet
Partia Socialiste ka kërkuar nga mbështetësit e saj të ruajnë qetësinë, ndërsa po vijon procesi i numërimit të votave. Përfaqësuesja e PS-së, Elena Kace, në një deklaratë për mediat ka theksuar se rezultati është i sigurt dhe i pandryshueshëm. “Rezultati është në kuti dhe mos keni asnjë dyshim që askush nuk do ta ndryshojë atë”, […]
Partia Socialiste ka kërkuar nga mbështetësit e saj të ruajnë qetësinë, ndërsa po vijon procesi i numërimit të votave.
Përfaqësuesja e PS-së, Elena Kace, në një deklaratë për mediat ka theksuar se rezultati është i sigurt dhe i pandryshueshëm.
“Rezultati është në kuti dhe mos keni asnjë dyshim që askush nuk do ta ndryshojë atë”, ka theksuar Kace, duke kërkuar gjithashtu shmangien e çdo provokimi gjatë kësaj faze të ndjeshme të procesit zgjedhor.
Ajo ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mosbërjen publike të rezultateve nga Vorë dhe Njësia 10, duke e cilësuar këtë si një vendim arbitrar dhe në kundërshtim me frymën e votimit elektronik.















