PSD aksion para Qeverisë, vendos një çadër plazhi me mbishkrim “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku kanë vendosur një karrige pushimi dhe çadër plazhi me një pankartë ku shkruan “Jemi me pushim vjetor 365 ditë”

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Anëtarët e PSD-së kanë vendosur para Qeverisë së Kosovës një ulëse për pushime, një çadër dielli me një pije dhe një pankartë me mbishkrimin, “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”, reagim ky ndaj të drejtave të punëtorëve.

Në një deklarim për media, Donjeta Demolli nga PSD-ja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkel të drejtat e punëtorëve.

Demolli ka thënë se një pastruese e Zyrës së Kryeministrit paguhet vetëm 185 euro.

“Në Kosovë ende punëtorët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre sepse në zyrën e kryeministrit sepse mirëmbajtja e saj paguhet vetëm 185 euro, punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e nuk guxojnë me kërkuar pushim as kur janë të sëmurë”, është shprehur ajo, raporton EO.

“Sot kryeministri është në pushim, jo veç sot, jo veç në festa e jo veç kur është i sëmurë por në 365 ditë prej që e ka marrë mandati dhe për këtë arsye e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve me një ambient plazhi, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve, është veç pushim e qejf”, ka thënë tutje ajo.

Sipas anëtarëve të PSD-së, është e qartë që kryeministri nuk është duke punuar për Kosovën.

Nga 45% sa ka qenë shkalla e papunësisë në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo ka rënë në afro 17 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind, raporton REL.

Sipas ASK-së, nga mbi 1.2 milion qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë – që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika