PSD dorëzon kallëzim penal ndaj kryeministrit Albin Kurti

Partia Social Demokrate, të mërkurën ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kallëzimi penal ka të bëjë me deklarimin e rrejshëm të Kurtit lidhur me çështjen e veteranëve.

Molliqaj, shoti se sipas tij, qëllimi i kryeministrit është baltosja e veteranëve për ta ndërruar një nen që ka të bëjë me pagën minimale.

“Kryeministri i Kosovës ka një synim jo t’i luftoj veteranët e rrejshëm sepse i rrejshëm është vetë, por synimi i tij i vetëm ishte të baltos veteranin e vërtetë ta rrit presionin publik ndaj veteranëve në përgjithësi në mënyrë që ta ndërroj një nen të vetëm të Ligjit për Veteranët, ai nen ka të bëjë me pagën minimale”, ka deklaruar Molliqaj.

Tutjem kryetari i PSD-së, ka thënë se i kanë paraqitur prova të mjaftueshme gjykatës që kryeministri Kurti është veteran i rrejshëm.

“Siç dihet kryeministri është veteran luftëtarë. Ne kemi ofruar letrën e dorëheqjen nga UÇK-ja ku Albin Kurti dhe zyra e Adem Demaçit janë tërheq nga UÇK me 2 mars dhe kemi ofruar nenet e ligjit që tregojnë për të qenë veteranë luftëtarë duhesh të jesh deri në përfundimin e luftës pjesë e UÇK. Ai ka jep dorëheqje me 2 mars dhe është arrestuar me 27 prill 1999”, ka deklaruar ai.

Molliqaj, është shprehur pro rishikimit të listave të veteranëve, por sipas tij kjo duhet bëre duke u nisur nga Kurti.

PSD e shpall Kurtin “veteran të rrejshëm”, paralajmërohet kallëzim penal ndaj tij

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika