PSD gjuan me qershia kryeministrin Kurti, ndërhyn mbrojtja e afërt

Aktivistët e PSD-së, e kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti





Aktivistët e PSD-së e kanë gjuajtur me qershi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Për ta mbrojtur kryeministrin, ka reaguar mbrojtja e afërt e kryeministrit.

Aktivistët gjatë kësaj kohe brohoritnin “Tinzar, mashtrues, haji qershiat”.

Gjatë ditës, PSD, kishte mbajtur një aktivitet simbolik, duke hedhur qershia para ish-pallatit të Rilindjes në Prishtinë.

Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Kurti, është duke planifikuar ta formojë Asociacionin në kuadër të planit franko-gjerman, i cili sipas tij nuk e ka njohjen brenda.

“Kryeministri tentoi për disa javë rresht që përmes veprimeve të tij nën petkun e kryeministrit rezistent, kinse nuk po lëshon pe. Por ai e ka pranuar planin franko-gjerman plan i cili nuk e ka njohjen”, ka thënë Molliqaj.

“Në atë marrëveshjen e ka pranuar edhe Asociacionin, krejt këto janë në kuadër të qasjes për manipulim të opinionit”, ka vijuar ai.

Molliqaj tutje tha se kryeministri Kurti, është duke i thyer parimet e tij të  mëparshme.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika