Anëtarët e PSD-së, ia kanë mbyllur derën me dry objektit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pas ngjarjeve që lidhen me heqjen e licencës së mediumit Klan Kosova.

“Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se “KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojën”.

Sipas tij diktaturën e brendshme nuk mund ta justifikojë askush me rrezikun nga Serbia.

“Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë çmim”, ka thënë ai.

Komisioni i Pavarur i Mediavë, është duke mbajtur mbledhje urgjente, për shqyrtimin e dosjes pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me Klan Kosovën.