PSD-ja dhe OVL-ja protestojnë, policia e “bllokon” hotelin ku kryetarja e Speciales po mban takim me përfaqësues të shoqërisë civile
Vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, ka rritur pakënaqësitë. Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për protestë kundër kësaj vizite. “UÇK-ja është përpjekje për liri, dhe UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, janë disa nga pankarta që mbajnë në duart e tyre protestuesit në protestën kundër Trendafilovës. E kësaj […]
Vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, ka rritur pakënaqësitë. Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për protestë kundër kësaj vizite.
“UÇK-ja është përpjekje për liri, dhe UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, janë disa nga pankarta që mbajnë në duart e tyre protestuesit në protestën kundër Trendafilovës.
E kësaj proteste i janë bashkëngjitur edhe krerët e shoqatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit i OVL-së të UÇK-së, Faton Klinaku, shihet në protestën kundër Trendafilovës.
Trendafilova po mban takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë.















