Partia Socialdemokrate ka dorëzuar këtë të hënë në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.

Zgjim Hyseni nga radhët e PSD-së, ka theksuar se kjo letër riafirmon zotimin që FSK-ja mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in. 

“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishte denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues, cenim sovraniteti”, ka deklaruar ai.

Hyseni ka thënë se kjo nuk është thjesht hipokrizi.

“Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, ka deklaruar ai./EO