Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik, duke i dërguar edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, një pankartë që simbolizon kartelën e anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet “anëtar i nderit”.

Molliqaj ka kritikuar qasjen e opozitës karshi partisë në pushtet, duke thënë se partitë që i udhëheqin janë shndërruar në degë të VV-së.