PSD-ja vendos para Qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit

PSD ka mbajtur një aksion të hënën para ndërtesës së Qeverisë. Anëtarët e kësaj partie kanë vendosur para Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

PSD-ja me aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës FOTO:EO

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur para Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve.

Sipas tij, këtë ekzekutivi e ka bërë dy herë.

“Siç e dini kjo Qeveri e Republikës së Kosovës e ka braktisur vullnetin qytetar dhe atë dyfish. Njëherë duke braktisur peticionin me mbi 205 mijë nënshkrime të vitit 2015 dhe 2016 kundër marrëveshjeve me Serbinë, veçanërisht asaj që është për Asociacionin dhe vullnetin e dytë atë të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021”, ka thënë Molliqaj.

“Jo vetëm që e ka braktisur, por e ka shkelur në mënyrë brutale atë vullnet politik, në marrëveshjen që është nënshkruar, praktikisht që është dakorduar e që do të nënshkruhet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është edhe më i dobët sesa që ka qenë më herët, pra nuk ekziston më fjala kufi. Fjala Republikë nuk ekziston në askund, në asnjë rresht të asaj marrëveshjeje dhe po ashtu siç e dini, ka hequr zyrtarisht dorë edhe më ia kërkuar njohjen Serbisë, pra jo vetëm që Serbia nuk na njeh, por tash ne jemi pajtuar që nuk e njohim atë”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika