Para fillimit të ngjarjes së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Partia Socialdemokrate (PSD) ka vendosur një librezë imituese në emër të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Bibliotekën Kombëtare.

PSD-ja në në librezë ka vendosur disa nota, që sipas tyre, tregojnë vlerësimet e arritjeve në mandatin e saj si ministre e Arsimit.

Me ketë rast, Nol Nushi ka thënë se me këtë po tregojnë se kush po e udhëheq arsimin në Kosovë.

Aksioni i PSD-së në Bibliotekën Kombëtare më 7 Mars 2024.

Pas aksionit të PSD-së, në Bibliotekën Kombëtare po qëndrojnë edhe një numër i Policisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur për ta vëzhguar situatën.

Ndryshe, PSD-ja të enjten ka mbajtur edhe një aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja kishte vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.

Aksioni i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, 7 Mars 2024.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, kishte deklaruar se ekzekutivi po kërkon që ta marrë nën kontroll organin e akuzës.

Sipas tij, ky Ligj nuk e ka respektuar as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.