PSD: Kurtit kurrë s’i besohet, draftstatuti është premtim për autonomi
Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”. Në reagimin e tyre, PSD-ja ka theksuar se letra e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dërguar Byrosë së KiE-së, […]
Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”.
Në reagimin e tyre, PSD-ja ka theksuar se letra e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dërguar Byrosë së KiE-së, është një letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht.
Sipas PSD-së, premtime për një statut që i ngjan atij të FES, shqetësojnë për autonomi.
PSD-ja ka vlerësuar se kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike, duke e cilësuar si një lëvizje taktike.
“Premtimi për një statut që i ngjan atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV më 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti”, thuhet në reagim.
Mes tjerash, PSD-ja ka theksuar se “me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”.















