PSD lëshon alarm pranë Ministrisë së Shëndetësisë, “Qu prej gjumit ministër”

PSD ka zhvilluar një aktiviet pranë objektit të ministrisë së Shëndetësisë, duke lëshuar një alarm si ftesë për ministrin Rifat Latifi që të zgjohet nga gjumi

Aktiviteti i PSD-së

“Qu prej gjumit ministër”, është baneri i vendosur para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke iu referuar ministrit Rifat Latifi.

Partia Soacialdemokrate ka lëshuar një alarm kushtuar ministrit Latifi, i cili sipas kësaj partie duhet të zgjohet nga gjumi dhe të shohë gjendjen emergjente në spitalet e Kosovës.

Natyra Kuçi, anëtare e kryesisë së PSD-së, ka thënë se “nuk po i themi që të zgjohet dhe nuk po i çojmë alarm që të zgjohet për të zënë aeroplanin, sepse atë zile nuk po e harron asnjëherë, ai është nga fluturimi në fluturim”.

“Para disa ditëve i shtrimë tepihun ministrit, në mënyrë që ta nxisnim të vinte për të parë gjendjen e spitaleve. Ministri Latifi nuk e ka përmbushur asnjë nga premtimet e tij. Ne e kemi vetëm një kërkesë për të, le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë”, është shprehur ajo.

Kuçi ka theksuar se janë mbi 220 mjekë që kanë ikur në këto dy vjet nga vendi.

“Ministri Latifi le të tmerrohet nga mungesa e barnave, mungesa e infrastrukturës, e aparateve për të kryer operacione, analiza e për të funskionuar një spital normal. Por duke qenë se gjendja është emergjente në shëndetësi në Kosovë, ne po e lëshojmë një alarm dhe po i themi misnitrit qu prej gjumit, qu dhe puno”, shtoi ajo.

Ndryshe, më shtatë shtator, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të mërkurën e shtatë shtatorit është zhvilluar një aktivitet nga Partia Socialdemokrate.

Një tepih i kuq, i shtrirë në shkallët e objektit të Emergjencës, që duket se do të hyjë në një vend luksoz e plot glamur, është mesazhi i PSD-së që duan t’ia përçojnë ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kjo për shkak se sipas PSD-së, nuk ka ndodhur as edhe një ndryshim i vetëm i inicuar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

PSD-ja përmes këtij aktiviteti e ka ftuar ministrin që ta vizitojë dhe ta shohë gjendjen në QKUK, “t’i zbresë aeroplanit ndonjëherë ose le të japë dorëheqje”.

Një nga aktivistet e PSD-së, teksa ka treguar arsyen e këtij aktiviteti ka thënë se gjendja në QKUK është shumë e rëndë.

“Për këtë arsye e kemi sjellë këtë qilim të kuq, këtë tepih që ndoshta do ta bindim ta fillojë punën, ndoshta ky luks e ky glamur do ta nxisë atë që të vijë të shohë gjendjen dhe të bëjë diçka për shëndetësinë në Kosovë, sepse është e qartë që ky ministër është jashtë realitetit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Tepih i kuq para QKUK-së për ministrin Latifi, PSD kërkon “t’i zbresë aeroplanit”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika