PSD me aksion simbolik ndaj AIP-it, Molliqaj e quan institucion të “kapur” nga LVV-ja

FOTO: EO

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencionit për Informim dhe Privatësi (AIP).

Arsyeja e mbajtjes së këtij aksioni është gjoba prej 20 mijë eurosh dhënë nga ky institucion ndaj PSD-së “për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”.

Kjo gjobë është shqiptuar pasi PSD-ja vendosi në oborrin e Qeverisë 205 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin e vitit 2015 kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria urdhëron, “Agjencioni përmbaron” e “Zajednica nuk është çështje private”, janë disa prej sloganeve që janë shkruar në muret e objektit të AIP-it nga PSD-ja.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se AIP në këtë vendim nuk ka lejuar as ankesë dhe se kërcënojnë që pas 30 ditësh do të aktivizohen përmbaruesit.

Sipas tij, për këtë vendim presioni direkt ka ardhur nga Hekuran Murati dhe siç është shprehur ai në krye të këtij institucioni qëndrojnë njerëz që janë të lidhur ngushtë me pushtetin përmes lidhjeve edhe familjare.

“Ky dënim është i jashtëligjshëm, selektiv dhe politik. Në aktivitetin tonë, nuk ka ndodhur kurrëfar publikimi e as keqpërdorimi i të dhënave. Peticionet janë shpërndarë në oborr qeveritar, në prani të policisë pa publikuar asnjë informacion të përveçëm. Prandaj ky dënim është i jashtëligjshëm. Në qershor të vitit 2022, të njëjtin peticion e kemi dërguar në hyrje të Kryeministrisë, madje kemi publikuar edhe nënshkrimin e Albin Kurtit. Për këtë nuk jemi dënuar, sepse në atë kohë, pushteti ende nuk e kishte pranuar Zajednicën “de jure”. Tash që e kanë pranuar themelimin e saj, vie dënimi si tentim për ta shuar rezistencën. Prandaj ky dënim është selektiv”, ka thënë Molliqaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se agjencioni ka zgjedhur dënimin me gjobë si masën më të ashpër, duke anashkaluar format e tjera të masave që i parasheh ligji, që sipas tij është  veprim politik.

“Dënimi me gjoba ekstreme, është forma e re e sulmit ndaj opozitës. Pasi i kanë humbur argumentet, po mundohen të na e pamundësojnë aktivitetin. Por e drejta është me ne, dhe vullnetin e kemi të madh. Prandaj do t’ia dalim”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më gjashtë mars PSD kishte vendosur para Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2015 kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, kishte thënë se Qeveria e Kosovës e ka braktisur vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa AIP ishte kundër këtij aksioni, pasi këto “lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specifik”.

Por pas aksionit të PSD-së, AIP kishte njoftuar qytetarët se Policia e Kosovës kishte larguar listat me të dhënat personale të shpërndara para objektit të Qeverisë dhe i kishte dërguar në vend të sigurt.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika