PSD-ja para Kuvendit i pret deputetët e VV-së me pankartën “Regjimi i Zajednicës”

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, pak para se kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvend

Foto: EO

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj, kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.

Foto: EO

Aktivistët në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

Kujtojmë që sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë në Kuvend para deputetëve, lidhur me takimin e fundit në Bruksel.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika