PSD paralajmëron aktivitet masiv kundër Asociacionit
Nol Nushi nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar një aktivitet kundër formimit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe. Këtë Nushi e ka bërë gjersa ishte i ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini. Sipas tij, një aktivitet i tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. “Ditëve në vazhdim, nuk e kemi shpallur ende, […]
Nol Nushi nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar një aktivitet kundër formimit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këtë Nushi e ka bërë gjersa ishte i ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini. Sipas tij, një aktivitet i tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
“Ditëve në vazhdim, nuk e kemi shpallur ende, do ta shpallim në vazhdim, ka me qenë një aktivitet i natyrës masive, nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë… Do të jetë publik dhe kundër Asociacionit”, ka deklaruar Nushi.
Si jo rrallëherë, ai është shprehur kundër formimit të çfarëdolloj Asociacioni në Kosovë, ngase sipas tij, i njëjti paraqet “një shtet brenda shtetit”.
Ndonëse marrëveshjet për Asocacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.















