PSD refuzon ftesën e AAK-së dhe Nismës për koalicion

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma e kanë ftuar Partinë Socialdemokrate (PSD) të jetë pjesë e koalicionit, por të njëjtit nuk e kishin pranuar

Nol Nushi nga PSD

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka elemente të fushatave zgjedhore te partitë politike në Kosovë.

“Siç dihet, është në dorën e shumicës parlamentare dhe presidentes t’i shpallë zgjedhjet. Ato nuk mbahen matematikisht gjithmonë katër vite pas, sepse mund të mbahen disa muaj më parë ose më vonë. Por, partitë fillojnë përgatitjen dhe mendojnë për rezultatin e zgjedhjeve qysh nga sot”, ka thënë Nushi.

Nushi ka thënë se nuk ishte i befasuar për koalicionin që e bën dje AAK dhe Nisma, derisa ka shtuar se ishin ftuar që të marrin pjesë.

AAK e ka thirrur PSD-në në koalicion. Ne i kemi falënderuar për ftesën sepse megjithatë është njëlloj vlerësimi, jemi parti jashtë parlamentare. Kemi konsideruar që nuk e kemi vendin në një koalicion që po bëhet më shumë për arsye strategjike nga të dyja palët, sesa programore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se e kanë refuzuar ftesën e AAK-së, duke shtuar se në Kosovë ka nevojë për një opozitarizëm konsisent ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Besoj që në Kosovë ka nevojë për një opozitarizëm të njëmendtë, konsisent ndaj Kurtit, i bazuar në ide dhe pika kyçe siç është Asociacioni…”, ka shtuar Nushi.

“Ne e kishim problem të futeshim në këso matematika që ndoshta mund të na sigurojnë disa venda brenda Kuvendit, duke ditur pjesët pozitive që i kemi si grup. Mirëpo, nuk ia vlen të sakrifikojmë atë që kemi arritur si PSD për disa rezultate më të mira dhe favorshme në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nënshkruar dje marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor me Nisma-n.

Kjo u bë e ditur në konferencë për media nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.

Haradinaj ka deklaruar se diskutimet për këtë koalicion kanë zgjatur disa muaj.

Lexo dhe: Haradinaj dhe Limaj nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Kreu i AAK-së ka theksuar se ata janë bashkuar për arsyen se nuk duan t’i lënë qytetarët e Kosovës pa kujdes, pasi sipas tij, ata janë të “luftuar” nga Qeveria.

“…Kemi vlerësuar që qytetari i Kosovës ka mbetur i papërfaqësuar, është lënë vetëm, e në rast të caktuar edhe i luftuar prej atyre që është dashur të përkujdeset për të, e në këtë rast i luftuar nga Qeveria, nga kryeministri Kurti. E ku shihet kjo, së pari mund ta përmend me respekt kategorinë e lirisë, pra që janë luftuar nga kjo qeveri, e mbani mend grevën e arsimit, sindikatës sesi janë trajtuar mësimdhënësit, mund të vazhdojë kështu me radhë për shumë kategori, pra sektorë, por edhe për projekte kapitale të vendit. Sot qytetari ynë e paguan rrymën më së shtrenjti në rajon, e që kjo qeveri ka qenë kundër investimeve në energji”, deklaroi Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika