PSD vendos para qeverisë nënshkrimet e peticionit, AIP i bën thirrje të mos shpalos të dhëna personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka reaguar pasi Partia Socialdemokrate (PSD) ka shpalosur nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës

Pasi Partia Socialdemokrate (PSD) ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës. Për këtë ka reaguar Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).

AIP ka thënë se këto lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specifik.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi është njoftuar nga lajmet e publikuara në mediume, të postuara apo ri postuara edhe në rrjete sociale, me pamjet e këtij aktiviteti, të cilat dukshëm shpërfaqin shpalosjen e dokumenteve të peticionit me të dhëna personale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje të respektohet kuadri ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, “që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”.

“Agjencia mbetet e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin përkatës konform mandatit dhe kompetencave të saj, duke vlerësuar lart rolin e mediumeve në informimin e drejtë dhe të saktë të publikut”, thuhet tutje në njoftimin e AIP-it.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika