Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aida Dërguti, ka kërkuar që personat që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, të mos flasin për të.

Sipas saj, ata vetëm se janë duke e dëmtuar UÇK-në.

“A ka mundësi që të mos flasin për UÇK-në ata që nuk ishin në luftë? Pavarësisht prej qëllimit që kanë, vetëm bëjnë dëm”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Më tej, Dërguti ka thënë se vetëm ushtarët e UÇK-së mund ta arsyetojnë luftën e tyre për çlirimin e Kosovës.

“Ata që e mbrojtën vendin me armë, do ta mbrojnë dhe arsyetojnë luftën e tyre të drejtë e çlirimtare”, ka shtuar ajo.

Megjithatë ajo ka përfunduar duke thënë se “Lira e ka emrin UÇK”.