Pse duhen votat e komunitetit serb për miratimin e ligjit për vetëqeverisje lokale?

Për ta miratuar ligjin për vetëqeverisje lokale duhen dhe dy të tretat e votave të komunitetit serb. Nga 20 ulëse sa i kanë në Kuvendin e Kosovës, 11 deputetë nga komuniteti serb duhet të jenë pro këtij ligji

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në emisionin "Five"

Për ta miratuar ligjin për vetëqeverisje lokale duhen dhe dy të tretat e votave të komunitetit serb.

Nga 20 ulëse sa i kanë në Kuvendin e Kosovës, 11 deputetë nga komuniteti serb duhet të jenë pro këtij ligji.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në emisionin “Five” ka treguar se ai ka prezantuar dy ligje të cilat i ka shtyrë përpara ku njëri nga ta ka të bëjë me sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe grantit të bazuar në performancën komunale.

Përveç këtij ligji ai ka vazhduar ta shpalosë dhe një ligj tjetër që e ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës i cili ka të bëjë me me vetëqeverisjen lokale.

Sipas Krasniqit, ky është një ligji që asnjëherë nuk iu ka nënshtruar ndonjë shqyrtimi.

“Ligji për vetëqeverisje lokale është ligj i cili karakterizohet si ligj vital”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai ka sqaruar se ligji për vetëqeverisjen lokale për 12 vite kishte qenë i tillë dhe i ka disa defekte që duhet të rregullohen.

Sipas tij, për të bërë intervenime në këtë ligji duhet të jenë edhe 11 vota nga komuniteti serb.

“Fatkeqësisht ligji për vetëqeverisje lokale nuk mund të kalojë, pa dy të tretat e votave të komunitetit serb në Republikën e  Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika