Pse duhet të përdoret Vazelina?

Vazelina është një përzierje e vajrave minerale të naftës dhe dyllit, të cilat formojnë një substancë gjysmë të ngurtë, e cila mund të përdoret për qëllime të ndryshme

Vazelina është një substancë gjysmë të ngurtë,  produkt ky që nuk ka ndryshuar shumë që kur u zbulua në 1859 nga punëtorët e naftës të cilët e përdornin për të shëruar plagët dhe djegiet e tyre.

Vazelina ndihmon në izolimin e lëkurës me një pengesë mbrojtëse ndaj ujit. Kjo bën që lëkura të mbajë lagështinë dhe të shërohet më shpejt në rast dëmtimesh.

Për çfarë mund të përdoret Vazelina?

Shërim të gërvishjeve dhe djegieve të lëkurës

Gërvishje apo djegie të lëkurës

Vazelina ndihmon me hidratimin e një plage në proces shërimi, si pas një operacioni por edhe për plagë ose djegie të vogla. Sigurohuni që sipërfaqja në të cilën e aplikoni të jetë pastruar dhe dezinfektuar siç duhet. Përndryshe, bakteret dhe patogjenët e tjerë mund të bllokohen brenda dhe të vonojnë procesin e shërimit.

Hidraton lëkurën

Vazelina parandalon tharjen e lëkurës dhe ju mund ta përdori atë për fytyrën, duart, trupin, buzët apo thembrat e plasaritura, në këtë mënyrë përdoret si hidratuese.

Parandalon skuqjen nga pelenat

Skuqje nga pelenat

Vazelina mund të ndihmojnë duke reduktuar rrezikun e skuqjes së lëkurës nga pelenat tek foshnjat. Pastroni dhe thani mirë me peshqir lëkurën e të voglit tuaj përpara se ta aplikoni. Vazelina do të formojë një barrierë mbrojtëse që do të ndihmojë nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lagështirës.

Mund të pastroni grimin

Pastroni grimin

Vaji është një mënyrë efektive për të hequr grimin dhe vazelina është e sigurt për t’u përdorur.

Mbron flokët

Ekspozimi në diell, erë, si dhe uji i pishinës mund t’ju thajë flokët. Vazelina mund të zvogëlojë pamjen e majave të ndara dhe t’i japë shkëlqim flokëve tuaj. Fërkoni një sasi të vogël në duar dhe lyeni me të majat e flokëve.

Parandalon njollat në lëkurë nga ngjyra e flokëve ose manikyri

Aplikoni vazelinë përgjatë vijës së flokëve për të parandaluar që boja e flokëve të njollosë lëkurën tuaj. Kjo funksionon edhe nëse ju pëlqen të lyeni thonjtë në shtëpi.

Ndihmon në zgjatje të aromës së parfumit

Bëjeni me Vazelinë lëkurën që do të vendosni parfumin

Përdorimi i vazelinës si bazë për parfumin tuaj mund të bëjë që ai të zgjasë më gjatë.

Mund të aplikoni në putrat e kafshëve shtëpiake

Lëkura e putrave të qenit tuaj mund të plasaritet dhe të shkaktojë shqetësim të madh. Pastroni putrat e tyre me garzë pambuku, thajini dhe aplikoni pak vazelinë. Kjo duhet të bëhet pas një shëtitjeje ose kur kafsha juaj është duke pushuar. Përdorni vetëm një sasi të vogël pasi konsumimi i tepërt mund të shkaktojë shqetësim në stomak në rast se qeni apo macja e lëpin.

Efektet e mundshme anësore

Disa njerëz që janë më të ndjeshëm dhe mund të zhvillojnë alergji nëse përdorin rregullisht produkte me përmbajtje nafte.

Mos lejimi i tharjes së lëkurës ose mos pastrimi i duhur i saj përpara aplikimit të vazelinës mund të shkaktojë infeksione kërpudhore ose bakteriale. Një paketim i kontaminuar gjithashtu mund të përhapë bakteret.

Thithja e vajrave minerale kur aplikohet në zonën ehundës mund të shkaktojë pneumoni aspirative sidomos tek fëmijët.

Sigurohuni që ta pastroni siç duhet lëkurën përpara se ta aplikoni për të zvogëluar rrezikun e bllokimit të poreve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika